Pas më shumë se pesë vitesh, Barcelona ka humbur ndaj Real Madridit në ‘El Clasico’, e po ashtu ka humbur edhe vendin e parë në LA Liga.
Katalanët u mposhtën 2:0 në ‘Santiago Bernabeu’ nga Real Madrid, duke bërë një paraqitje frustruese, me Lionel Messin që nuk ishte poashtu në nivelin e tij.
Kanali televiziv spanjoll Vamos, ka raportuar se ndihmës trajneri i Barcelonës, Eder arabia, ka përdoruar gjuhë jo të mirë ndaj lojtarëve në humbjen kundër Real Madrid, madje edhe duke i ofenduar ata.
Antoine Griezmann ka qenë më i prekuri, por në disa raste ai shënjestroi edhe Messin.
ESPN shkruan se në stërvitjen e Barcelonës ka pasur një përplasje të ashpër, me Messin që vendosi t’i flasë Sarabias, duke e paralajmëruar atë se sjellja e tij ka qenë e papranueshme, dhe se ai nuk do të lejojë askënd të flas ashtu vazhdimisht, dhe të lëndojë shokët e tij të skuadrës.
Kohëve të fundit, Barcelona nuk po shënon rezultate të mira, edhe pse vendosi të ndryshojë trajnerin. Kjo tregon se atmosfera brenda klubit është më keq sesa mendohet.