Përplasja mes Lotitos dhe Tares, zbulohet “molla e sherrit”

Tension mes presidentit të Lazios, Claudio Lotito, dhe drejtorit sportive të bardhekaltërve, Igli Tare.

Molla e sherrit, sipas raportimeve nga përtej Adriatikut, është vendimi i numrin 1 të klubit lacial për të përfshirë Angelo Fabianin në organikë. Ish-drejtori sportiv i Salernitana-s, tashmë ka marrë një rol aktiv në drejtimin e skuadrës së të rinjve, por edhe të “Lazio Women” (femrat).

Gjatë prezantimit të fanellave të reja të Lazios në Piazza del Popolo (Sheshi i Popullit), të pranishmit kanë vënë re një diskutim të zjarrtë mes Lotitos dhe Tares. Biseda aspak miqësore ka nisur menjëherë pas festës për prezantimin e bluzave të reja. Tifozët e shumtë, që ishin aty pranë, vunë re presidentin dhe drejtorin sportiv të Lazios teksa bisedonin me tone të larta, madje edhe i kanë fotografuar.

Nuk ka dyshime për motivin e sherrit: ai është Angelo Fabiani, ish-drejtori sportiv i Salernitanës, që me sa kuptohet, Tare nuk dëshiron ta ketë nëpër këmbë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *