Interesimi për Marash Kumbullën sa vjen e shtohen, çdo ditë në mediat italiane gjen një lajm të ri që lidhet me mbrojtësin kuqezi duke e shndërruar në një nga lojtarët më të lakuar në Serie A.
Futja e Juventusit me prepotencë dhe me para kesh për të siguruar shërbimet e lojtarit të Veronas ndryshoi jo pak balancat në treg në një kohë kur transferimi i tij në Milano dukej një çështje e mbyllur.
Inter nuk dëshiron të shkoj në shifrat që ofron “Zonja e Vjetër”, 32 milion euro, por me pëlqimin e lojtarit në xhep do të mundohet të bindin edhe Verona.
Sipas “Sky Sport”, klubi ziklatër është i gatshëm të lë Kumbullën edhe për një tjetër vit në formë huazimi tek Verona në mënyrë që të shmangin konkurrencën e Juventusit, transmeton BW.
Inter kërkon të përdor të njëjtën formulë që përdori Napoli me rastin e Rrahamanit, blenë kartonin e tij që në janar po e lanë në huazim deri në fund kë këtij sezoni.