Përmbysje pas përmbysje – Atalanta mposht Napolin në një spektakël golash, feston Milano

Atalanta ka fituar në udhëtim kundër Napolit, me rezultatin 2:3, në një ndeshje ku ndodhën dy përmbysje në rezultat.

Skuadra nga Bergamo kaloi në epërsi qysh pas minutës së 7’, kur Malinovsky gjeti rrugën e golit.

Nikoqirët reaguan para fundit të pjesës së parë, kur në minutën e 40’ Zielinski riktheu balancin në rezultat.

Napoli përmbysi rezultatin në minutën e 47’, me anë të belgut Dries Mertens, i cili shfrytëzoi asistin e Malcuit.

Por, këtë epërsi nuk arritën ta ruanin dot, pasi Atalanta kishte edhe një marsh pa përdorur. Fillimisht, mysafirët shënuan me Demiral, në minutën e 66’, kurse përmbysjen finale e bëri Freuler, me golin e minutës së 71’.

Me këtë fitore, Atalanta shkon në 34 pikë për pozitën e katërt, me dy pikë më pak sesa Napoli që është në pozitën e tretë, dhe katër pikë më pak sesa Milan në pozitën e parë.

Fitores së Atalanta i gëzohet qyteti i Milanos, pasi Milan mbetet në pozitën e parë, dhe Inter në pozitën e dytë, si pasojë e humbjes së Napoli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *