Përmbysja e Milanit ishte epike, spektakolare, që ndoshta nuk i shkonte nëpër mend edhe tifozit më të thekur kuqezi.
Pas disavantazhit 2-0, skuadra e Piolit “kaloi ylberin” dhe shënoi 4 gola në pjesën e dytë, diçka e paimagjinueshme ndaj një kundërshtari shumë të fortë, që po marshon drejt titullit të nëntë radhazi kampion në Serie A.
Anembanë botës, mbështetësit e “Djallit” janë lumturuar. Ky “poker” ka shërbyer edhe si moment krenarie për ta, duke kujtuar kohët e vjetra, kur Milani “sundonte” jo vetëm Italinë, por edhe Europën.
Kohë të arta, të kohës së presidentit Slivio Berlusconi. E meqë “Kavalieri” është tejkaluar nga koha, sepse e shiti krijesën e vet të jashtëzakonshme, për tifozët unikë të kuqezinjve nuk ka tjetër “fe”.
Kjo vlen më së shumti për Tiziano Crudeli, komentatorin sportiv italian, ultras i Milanit, që javë pas jave shpërthen plot pathos, herë në lotë hidhërimi nga mërzia e madhe, herë lot gëzimi nga shfaqje të paharrueshme si ajo e mbrëmjes së djeshme.
Mbrëmë, sikurse duket në videot shoqëruese të këtij shkrimi, personazhi i njohur në Itali e më gjerë ka festuar në mënyrë të çmendur, ndoshta duke mos iu besuar syve për atë përmbysje spektakolare.
Më poshtë janë tri momente festimi të komentatorit, tifoz i deklaruar me kuqezinjtë, i cili padyshim reagon në mënyrë të pakontrolluar, frenetike…
— TeamMilanVideo (@ScuderiaACMilan) July 7, 2020
— TeamMilanVideo (@ScuderiaACMilan) July 7, 2020
— TeamMilanVideo (@ScuderiaACMilan) July 7, 2020