Stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll ka përfunduar ditën e sotme (e diel) me dy përballje në program.
Gjilani do të dimëroj si kampion vjeshtor në elitën e futbollit kosovar pas fitores 0-1 në kryendeshjen kundër Ballkanit.
“Kuqebardhët” pas 18 ndeshjeve të luajtura kanë tubuar 35 pikë në total.
E dyta në renditje është Drita që ka vetëm një pikë më pak se Gjilani i Ismet Munishit.
Ballkani është i treti që ka 33 pikë, Llapi ka 29, ndërsa Prishtina e mbyll top pesëshen me 24 pikë.
Dukagjini mbyll gjysmën e edicionit në pozitën e tetë me 18 pikë, vend ky që dërgon në barazh.
18 pikë i ka edhe Ulpiana e parafundit, ndërsa tabelën e mbyll Feronikeli me vetëm 11 pikë.