Përleshjet masive mes tifozerive ia shohin “sherrin” Lyoni dhe Parisi, përjashtohen nga Kupa dhe marrin denime të ashpra

Skuadra e Lyonit dhe ajo e Paris FC janë përjashtuar nga Kupa e Francës.

Këtë vendim Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Francës e mori për shkak të përleshjes masive të krijuar në stadium mes tifozerive e cila edhe e ndërpreu takimin.

Rezultati ishte 1-1 deri në momentin kur dy tifozeritë u futën në fushë pas përleshjes që patën në tribuna.

Sikur kjo të ishte e tëra. Federata franceze e futbollit gjithashtu mori vendim që Lyoni të zhvillojë pjesën e mbetur të sezonit pa praninë e publikut.

Ndërsa për skuadrën që bën gara në divizionin e dytë, Paris FC u mor vendim që pesë ndeshjet e radhës në shtëpi të luajnë pa prezencë të tifozëve.

Kësisoj, pas këtij vendimi Nice do të kualifikohet direkt në 1/8 e finales pasi dy kundërshtarët potencial, Paris FC dhe Lyoni janë përjashtuar nga kompeticioni i Kupës së Francës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *