Përfunduan Lojërat Mesdhetare, Kosova e 16-ta në renditje me tri medalje të artë

Tashmë edhe zyrtarisht kanë përfunduar garat në Lojërat Mesdhetare Oran 2022, ndërsa sonte me një ceremoni shënohet përmbyllja e tyre.

Kosova edhe njëherë ishte në qendër të vëmendjes duke shkëlqyer me 6 medalje, 5 nga xhudo dhe një nga boksi.

Distria Krasniqi, Laura Fazliu e Loriana Kuka dolën të arta ndërsa Flaka Loxha, Akil Gjakova e Shpëtim Bojku fituan të bronzta.

Kosova në Lojërat Mesdhetare u përfaqësua nga 39 garues në 13 sporte të ndryshme derisa përveç xhudos dhe boksit sportet tjera nuk sollën pritshmëritë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *