Përfundon “sundimi” i Klopp, pas një viti i ndodh kjo gjë

Jurgen Klopp nuk është nominuar për çmimin e trajnerit të muajit shkurt në Premierligë.

Kjo ndodhi për here të parë që nga shkurti i vitit 2019.

Trajneri gjerman ka fituar 5 nga 6 çmimet e muajve të fundit, në gusht, shtator, nëntor, dhjetor dhe janar – dhe është nominuar çdo muaj që nga shkurti i vitit të kaluar.

Por tani, Ole Gunnar Solskjaer, Sean Dyche, Mikel Arteta dhe Chris Wilder janë nominuar për çmimin e trajnerit më të mirë të muajit shkurt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *