Sulmuesi i Dritës, Kastriot Rexha, e ka humbur sezonin.
Sulmuesi Kastriot Rexha do t’i nënshtrohet një operimi, i cili do ta lë jashtë fushave të blerta deri në fund të këtij edicioni.
Klubi i Dritës ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social Facebook për lëndimin e Rexhës, që nuk mund t’i shmanget operimit. Ky i fundit kishte munguar në ndeshjet e fundit për gjlanasit, ndërsa klubi e sheh sulmuesin si një mungesë tepër të madhe në luftën për titull.
Rexha në këtë sezon është paraqitur në 21 ndeshje kampionale dhe 2 ndeshje të kupës ku ka arritur të shënoj 8 gola dhe 2 asistime.