Derisa dardanët pas rreth dy orësh do të zhvillojnë ndeshjen e tyre të dytë në grup kundër Greqisë, përfaqësuesja e Moldavisë me të cilin luajtëm baras 1:1 si mysafirë, po pëson nga Sllovenia në ‘Stozhice Park’ në Lubjanë.
Golin e vetëm në 45 minutat e para për sllovenët e shënoi Damjan Bohra në minutën 28.
Kujtojmë, sonte në 20.45 Kosova takohet me Greqinë, ndeshje kjo e rëndësishme për dardanët në kuadër të grupit C3 të Ligës së Kombeve. Në ndeshjen e parë Greqia dhe Sllovenia luajtën pa gola – 0:0.