Ka përfunduar pjesa e parë ndërmjet Prishtinës dhe Inter Escaldes.
Prishtina dhe Inter Escaldes janë përballur në “Elbasan Arena” në kuadër të finales së parakualifikimeve të Ligës së Kampionëve.
Në fakt, gjatë pjesës së parë, Prishtina e pati iniciativën dhe rastet, por që nuk arritën të shënojnë në portën kundërshtare.
Në min 10′, Lumbardh Dellova u gjend në pozitë të mirë në zonë ku plasoi goditje, por fati për skuadrën kundërshtare që topi përfundoi jashtë kuadratit.
Pas rasteve të një pas njëshme, Endrit Krasniqi rrezikoi nga gjujtja e lirë në min 40′ dhe në min 42′ plasoi një goditje e cila përfundoi jashtë portës me milimetra.
Sidoqoftë, pas rasteve të shumta, Endrit Krasniqi shënoi gol në min 45′ për t’i dhënë avantazhin skuadrës me një gol të bukur.
Rezultati i pjesës së parë, Prishtina 1-0 Inter Escaldes.