Kanë përfunduar pjesët e para në dy takimet e sotme të Superligës së Kosovës.
Kryederbi i kësaj jave mes Prishtinës dhe Llapit nuk prodhoi gola në pjesë të parë.
Ndeshja ishte kryesisht e qetë dhe pa shumë raste shënimi.
Në anën tjetër në 45 minutat e para të takimit mes Ulpianës dhe Dritës u realizuan 4 gola ku rezultati ishte 2-2.
Për Dritën shënuan Jashari dhe Simonovski në minutat 5′ dhe 25′, kurse Ulpiana realizoi përmes Rezit në minutën e 20’të dhe Makollit në minutën e 43’të të takimit.