Ka përfunduar pjesa e parë në super ndeshjen mes Italisë dhe Shqipërisë, e vlefshme kjo për Grupin B të Kampionatit Evropian Euro 2024.
Pas më shumë se 45 minutave lojë në stadiumin “Signal Iduna Park”, Italia po avancon 2:1 kundër Shqipërisë.
Golat për kampionin aktual evropian i shënuan Alessandro Bastoni (minuta e 11’) dhe Nicolo Barella (minuta e 16’).
Ndërkaq, te Shqipëria golashënues deri tani është Nedim Bajrami, i cili shënoi golin më të shpejtë në histori të Kampionatit Evropian, duke kaluar Shqipërinë në epërsi pas 23 sekondash lojë, respektivisht në minutën e parë.
Rezultati i pjesës së parë, 2:1 në favor të Italisë.