Ka përfunduar pjesa e parë në derbin tejet interesant mes Manchester Cityt dhe Liverpoolit.
Pas 45 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Etihad”, Manchester City po barazon 1:1 me Liverpoolin, raporton KosovaPress.
Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Mohamed Salah, i cili kaloi Liverpoolin në epërsi prej 1:0 në minutën e 17’ të ndeshjes.
Ndërkaq, 10 minuta më vonë, respektivisht në minutën e 27’, City e gjeti golin e barazimit përmes Julian Alvarez.
Pjesa e parë mbyllet me rezultat të barabartë 1:1.