Përfundon pjesa e parë, Liverpooli merr avantazhin në fund ndaj Man Utd

United dolën në avantazh të parët përmes Bruno Fernandes, i cili me një goditje me të jashtmen i dha avantazhin skaudrës së tij në min 10’.

Pas golit të Manchester United, ishte Liverpooli i cili e mori iniciativën tërësisht në minutat në vazhdim.

“The Reds” patën disa raste, ku u akordua edhe një penalti, por sistemi VAR e cilësoi si ndërhyrje të rregullt rastin e mbrojtësit Eric Bailly.

Ishte portugezi, Diogo Jota i cili rrezikoi dy herë, duke shënuar një gol me thembër.

Jota përfitoi një pasim nga Phillips pas një rrëmuje në zonë duke shënuar një gol fantastik në min 34′.

Në fakt, kur gjithçka u mendua se do të përfundojë, ishte Alexander-Arnold i cili dhuroi një krosim të mirë në zonë, ku pastaj Roberto Firmino shënoi një gol të mirë në min 47+2 për të rikthyer avantazhin në favor të Liverpoolit.

Rezulati i pjesës së parë, Manchester United 1-2 Liverpool.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *