SPAL e ka humbur në Etrit Berishën shkaku i një lëndimi që ka pësuar në stërvitje.
Një deklaratë nga klubi i Serie A, konfirmohet se incidenti kishte ndodhur si pasojë e një përplasje aksidentale gjatë seancës së djeshme stërvitore.
Reprezetusi i Shqipërisë kishte bërë fotografimin, që treguan frakturën që ka pësuar në dorën e djathtë.
Berisha do të ketë një kontroll mjekësore të hënën për të vendosur nëse operacioni do të jetë i domosdoshëm dhe do të llogaritet se sa kohë do të qëndrojë jashtë.
Mund të thuhet se ky sezon ka përfunduar për Etrit Berishën shkaku i këtij lëndimi.
? Report Medico Etrit Berisha.
➡️ https://t.co/7iYFBMnmM3#MaiSola #ForzaSPAL pic.twitter.com/yCFJlLpPzg
— SPAL (@spalferrara) June 20, 2020
https://twitter.com/spalferrara/status/1274372031933493249/photo/1