Lufta e Floyd Mayweather me John Gotti III përfundoi me një përleshje të madhe pasi në përfundim të meçit shumë njerëz u futën në ring duke shkaktuar një kaos të madh.
Gjyqtari Kenny Bayliss e ndaloi luftën në raundin e gjashtë, veprim ky që e nervozoi Gottin, i cili më pas sulmoi 46-vjeçarin Mayweather.
Më pas ringu u vërshua nga anëtarët e ekipeve nga të dyja palët, derisa gjyqtarët provonin ta kontrollonin situatën, përcjellë KosovaPress.
Situata më pastaj u desh të qetësohej nga policia që kërkuan nga tifozët të largoheshin menjëherë nga salla.
Mayweather u tërhoq në vitin 2017 me një rekord prej 50 fitoreve dhe asnjë humbje, por herë pas here zhvillon lufta ndaj yjeve të këtij sporti duke u shfaqur në Youtube dhe rrjetet tjera sociale.
???? UTTER CHAOS!
John Gotti completely lost his head and tried to fight Floyd Mayweather AFTER the final bell…
— The Sportsman (@TheSportsman) June 12, 2023