Leicester City është finalisti i dytë, pasi që ka arritur të mposhtë Southamptonin në gjysmëfinale të FA Kupës,
Gjysmëfinalja përfundoi me rezultat minimal 1-0 për “dhelprat”.
Futbollisti në formë te skuadra e Leicesterit, Kelechi Iheanacho, realizoi golin e vetëm dhe të fitores në minutën e 55’të.
Në finale ekipin e Brendan Rodgers e pret skuadra Chelsea, pasi që dje në gjysmëfinale e eliminoi Manchester Cityn me rezultat po ashtu të njëjtë 1-0.
Finalja e FA Kupës do të luhet me 15 maj në stadiumin “Wembley”.