Në stadiumin Fadil Vokrri, u luajt ndeshja derbi ndërmjet Prishtinës dhe Dritës në kuadër të xhiros së 12-të të Superligës.
Të dyja skuadrat kishin regjistruar paraqitje të mira në pesë ndeshjet e fundit.
Ndeshja filloi, Prishtina dukej se kishte iniciativë.
Po rridhte minuta e 39′ kur u akordua penalti për kryeqytetasit.
Ishte Besnik Krasniqi i cili realizoi nga pika e bardhë, pjesa e parë përfundoi me avantazhin e vendasëve.
Pjesa e dytë pati disa raste, por kur dukej se gjithçka do të përfundone në favor të kryeqytetasve ndodhi befasia.
U akordua edhe një penalti, këtë herë në favor të Dritës, Fidan Gërbeshi e konkretizoi në gol në mintën e 84′.
Pas këtij barazimi, lufta për titull mbetet e barazpeshuar.
Tani, Drita qëndron në vendin e parë me 41 pikë gjithsej, ndërsa Prishtina është në vendin e tretë me 32 pikë total