Roma dhe Lazio janë ndarë në paqe në derbin e madh të kryeqytetit italian.
Në takimin e sotëm dy skuadrat luajtën baras 0-0 pas 90 minutash, shkruan Gazeta Olle.
Edin Dzeko shënoi i pari falë një dalje të gabuar të portierit shqiptar, Thomas Strakosha.
Vetëm tetë minuta më pas, rezultati u barazua në 1-1.
Ishte Acerbi që shfrytëzoi një gabim fatal të portierit të Romës.
Në pjesën e dytë, dy skuadrat tentuan ta gjejnë edhe golin e fitores por që nuk u arrit.
Kështu, Lazio tashmë bën ngecje në renditjen tabelore, me pesë pikë më pak se lideri, Juventus.
Kurse, Roma gjendet në pozitën e katërt me 39 pikë të tubuara pas 21 xhirosh.