Përfundojnë pjesët e para të ndeshjeve të Ligës së Kampionëve, këto janë rezultatet

Në orarin prej orës 21:00, janë duke u zhvilluar gjashtë ndeshje.

Sigurisht që vëmendja është tek Inter – Real Madrid, me Los Blancos që po avancojnë 0-1 pas pjesës së parë, me një gol të shënuar nga Eden Hazard nga penalltia.

Inter kanë mbetur edhe me një lojtar më pak, pas ndëshkimit me karton të kuq të Arturo Vidal.

Në ndeshjet tjera, Bayern Munich po avancon 1:0 ndaj Slazburg, ndërsa Porto, me rezultat të njëjtë po udhëheq në shtëpinë e Marseille.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *