Gjyqtari zambian, Janny Sikazwe shkaktoi polemika teksa fillimisht ndërpreu ndeshjen në minutën e 85-të, përpara se të ndërprejë sërish ndeshjen në minutën e 89’të.
Në fitoren 1-0 e Malit ndaj Tunizisë, gjyqtari Janny Sikazwe e ndërpreu dy herë ndeshjen para minutës së 90-të me në një fund të çuditshëm dhe të diskutueshëm të ndeshjes së fazës së grupeve AFCON.
Mali e fitoi ndeshjen 1-0 falë një penalltie nga Ibrahima Kone.
Sipas udhëheqësit të gjyqtarëve afrikanë, gjyqtari i këtij takimi pësoi një goditje nga nxehtësia dhe u dërgua në spital pas ndeshjes.
Megjithatë, raportohet se ai tashmë është mirë, por mbetet të shihet se a do të delegohet për ndeshjet e tjera.