Menaxheri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka lavdëruar përformancat e Granit Xhakës në ndeshjet e fundit.
Granit Xhaka është rikthyer përsëri në njërën nga fytyrat kryesore të klubit duke qenë pjesëmarrës i madh në fitoret e fundit të Arsenalit, shkruan lajmi.net.
Kësisoj, Arteta e ka lavdëruar lojtarin duke thënë se ka tipare të larta të udhëheqjes dhe prezenca e tij është e madhe në dhomat e zhveshjes.
“Xhaka ka qenë shume konsistent në ndeshjet e fundit dhe besoj se ai po bëhet më i mirë nga ndeshja në ndeshje”, u shpreh ai.
Arteta beson se Xhaka dhe Partey kanë krijuar një dyshe të fortë edhe pse nuk kanë luajtur shumë bashkë.
“Të dy janë lojtarë shumë të matur dhe prezenca e tyre në fushë tregon se ne jemi më të mirë”.
Që nga kthimi nga pezullimi në fund të vitit të kaluar, 28 vjeçari ka filluar në tetë ndeshje të njëpasnjëshme në Premierligë dhe nuk u zëvendësua në asnjë ndeshje.