Kosova pëson humbjen e parë në grup

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka zhgënjyer në përballjen me Greqinë në “Fadil Vokrri”, duke pësuar me rezultat 1:2.

Të përzgjedhurit e Bernard Challandes në këtë ndeshje luajtën të hendikepuar pa shumë lojtarë, të cilët për shkak të pandemisë me koronavirus, nuk ishin pjesë e ekipit të parë.

Helenët erdhën shumë shpejt në epërsi me golin e Limnios në minutën e dytë, pas një reagimi të dobët të mbrojtjes së dardanëve, gabim ky që futbollistët tanë e përsëritën edhe në minutën 51 të pjesës së dytë kur mysafirët ngritën epërsinë në 2:0 përmes Siovas.

E shpresat për një barazim të mundshëm përfaqësueses sonë ia solli Bernard Berisha me një gol të shënuar shtatë minuta para përfundimit të ndeshjes, por kjo ishte e tëra që ‘dardanët’ arritën të bëjnë në këtë ndeshje.

Pas kësaj humbje, Kosova renditet e tretë në grupin e tretë të Ligës C me një pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *