Përfaqësuesit e Koeman të indinjuar nga deklaratat e Laportas

E gjitha kjo pasi që presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka deklaruar se në javën e ardhshme do të takohet me Roanld Koeman për të diskutuar të ardhmen e tij në “Camp Nou”.

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer kompanisë “Wasserman Netherlands” e cila përfaqëson holandezin, ku kanë reaguar ndaj deklaratës së Laportas.

“Deklaratat e Laportas për Koeman që është shtruar në spital nga paniku janë të papranueshme”, deklaroi kompania.

“Imagjinojeni dikush t’iu thotë, dua të martohem me ju por kam dyshime. Më jepni dy javë që të gjej dikë më të mirë. Nëse unë nuk e gjej atë, atëherë do të martohemi”, deklaroi Wasserman Netherlands duke ironizuar me deklaratat e Laportas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *