Premier League rikthehet me aktivitetin e saj pas pushimit ndërkombëtar.
Njëra ndër ndeshjet interesante pritet të jetë edhe ajo në mes Norwich City – Southampton.
Do të jetë një përballje mes shqiptarëve, Milot Rashica e Armando Broja.
Megjithatë, sipas mediave angleze vetëm reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica pritet të jetë titullar në këtë takim, kurse Broja pritet të jetë në bankën rezervë.
Norwich City: Krul, Aarons, Hanley, Gibson, Williams; Normann, Gilmour; Cantwell, Lees-Melou, Rashica, Pukki.
Southampton: McCarthy, Livramento, Bednarek, Salisu, Walker-Peters; Elyounoussi, Romeu, Ward-Prowse, Redmond; A Armstrong, Adams.