Përballja e madhe Drita – Gjilani, bastoret favorizojnë…

Java e gjashtë e Superligës së Kosovës në futboll vazhdon sot me dy ndeshje mjaft interesante ku përballën, Drita -Gjilani dhe Trepça’89 – Feronikeli.

Padyshim e gjithë vëmendja do të jetë në Anamoravë aty ku ballafaqohen dy rivalët e mëdhenj Drita e Gjilani, skuadra këto që edhe sivjet do të rivalizojnë titullin e kampionit. Të kujtojmë se edicionin e kaluar ishte Drita kampione derisa Gjilani nënkampion, gjë e cila bën që sivjet të pritet luftë edhe më e ashpër.

E keqja më e madhe e kësaj ndeshjeje e cila nis nga ora 13:30 është se ajo luhet pa shikues, për shkak të pandemisë COVID-19. Sido që të jetë lufta në fushë pritet të jetë shumë e ashpër dhe vetëm fitorja kënaq si për Dritën ashtu edhe për Gjilanin.

Bastoret tashmë e kanë dhënë verdiktin e vetë derisa është Drita ajo që favorizohet më shumë sesa Gjilani.

 

Fitorja e Dritës ka kuotën 2.26, ndërsa për fitore Gjilani kuotohet me 2.98, derisa barazimi vlerësohet me kuotën 3.26, shkruan “Zeri.info”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *