Për herë të parë pas sezonit 2007/08, mund ta fitojë “Këpucën e Artë” dikush tjetër pos Messit e CR7

Për më shumë se 10 vite, në maje ishin Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, por jo më, jo këtë edicion – të paktën jo deri më tani.

Messi dhe Ronaldo janë shumë larg golashënuesve më të mirë në Ligën e Kampionëve.

10-shi i Barcelonës ka shënuar vetëm 2 gola deri më tani n’Champions, aq sa edhe 7-shi i Juventusit.

Erling Haaland dhe Robert Lewandowski janë ata që prijnë dhe kandidatët më serioz për Këpucën e Artë për sezonin 2019/20.

Që të dy deri më tani kanë shënuar nga 10 gola në Ligën e Kampionëve.

Nëse njëri prej tyre fiton këtë çmim individual, atëherë do t’i jepte fundit dominimit të Messit dhe Ronaldos, të cilët janë shpallur golashënuesit më të mirë të Ligës së Kampionëve që nga sezoni 20-7/08.

2007/08 Cristiano Ronaldo, Manchester United 8
2008/09, Lionel Messi, Barcelona 9
2009/10 Lionel Messi, Barcelona 8
2010/11 Lionel Messi, Barcelona 12
2011/12 Lionel Messi, Barcelona 14
2012/13 Cristiano Ronaldo, Real Madrid 12
2013/14 Cristiano Ronaldo, Real Madrid 17

2014/15 Cristiano Ronaldo, Real Madrid 10
Neymar, Barcelona 10
Lionel Messi, Barcelona 10

2015/16 Cristiano Ronaldo, Real Madrid 16
2016/17 Cristiano Ronaldo, Real Madrid 12
2017/18 Cristiano Ronaldo, Real Madrid 15
2018/19 Lionel Messi, Barcelona 12.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *