Paraqitja e ndonjë futbollisteje femër në futbollin e meshkujve nuk ka ndodhur asnjëherë më parë.
Por, tani do të shkruhet historia.
Një futbolliste japoneze do t’i bashkohet klubit të meshkujve, Hayabusa Eleven në formë huazimi.
Futbollistja në fjalë është Yuki Nagasato.
Ajo do të bëhet futbollistja e parë që nënshkruan me një klub të meshkujve.
Ndryshe, ajo e kishte fituar edhe Kampionatin Botëror me Japoninë.