Për gjashtë minuta, Shqipëria i shënon dy gola Kazakistanit – por Etrit Berisha u turpërua më pas

Shqipëria ka shënuar dy gola të shpejtë përballë Kazakistanit në rrethin e pestë të Ligës së Kombeve.

Pas vetëm 16 minutash lojë në stadiumin “Air Albania” është shënuar edhe goli i parë.

Ledian Memushaj bëri një kalim të bukur dhe më pas asistoi te Sokol Cikalleshi që kishte një përfundim të mirë.

Pas gjashtë minutash, tanët realizuan edhe golin e dytë me anë të Ardian Ismajlit (22’).

Por, derisa Kazakët po bëheshin gati të rifillonin për herë të dytë ndeshjen, ata shënuan nga mesi i fushës, me Etrit Berishën që ishte jashtë porte.

Kështu si qëndrojnë gjërat, Shqipëria është në vendin e dytë me tetë pikë, në kuadër të Grupit 4, dy më pak se Bjellorusia që po fiton po ashtu 1-0 ndaj Lituanisë. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *