Për dikë ka qenë mision i pamundur ajo çfarë ka bërë Agim Ademi

Shkruan: Andin Lokaj

Federata e Futbollit të Kosovës edhe zyrtarisht ka bërë të ditur se zgjedhjet për President do të zhvillohen më 6 prill të këtij viti.

Këtë e ka bërë të ditur Komiteti Ekzekutiv i FFK-së nën drejtimin e Presidentit Agim Ademi i cili për më shumë se 30 vjet ka dhënë edhe atomin e tij të fundit për avansimin e futbollit kosovar.

E lehtë është të flitet sot, por ka qenë mision i pamundur ajo që Agim Ademi ka bërë gjatë tërë kësaj periudhe për futbollin tonë.

Bashkëpunëtor i ngushtë i legjendës tonë të ndjerë Fadil Vokrrit për shumë vite, i qëndroi afër duke qenë dora e tij e djathtë gjatë udhëtimit të mundimshëm dhe me shumë peripeci deri në anëtarësim në Institucionet kryesore të futbollit botëror.

Mision për shumëkë i pamundur, por u realizua.

Edhe pas largimit nga kjo botë e legjendës Vokrri, Presidenti Ademi drejtoi me përgjegjësi maksimale futbollin kosovar si brenda ashtu edhe jashtë kornizave të Superligës.

Me punën e tij arritëm gati të kualifikohemi në kampionatin evropian edhe pse kishim buxhetin më të vogël nga të gjitha Federatat e rajonit.

Pandemia na kushtëzoi. Dhe kjo dihet, veq kush nuk e pranon.

Gjatë Pandemisë kur të gjithë ishin nën stres dhe mjegull dhe me frikën se çka do të ndodhë, Ademi iu doli në ndihmë klubeve dhe futbollistëve. Në momentet më të vështira dhe kjo nuk bënë të harrohet kurrë.

Me qindra terrene nëpër të gjitha qendrat e Kosovës u krijuan falë punës së tij.

Vetëm në ëndërr i kishim paramenduar këto arritje.

Na priftë e mbara më 6 prill.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *