Pepe rrëfehet për fëmijërinë e tij: Deri në moshën 18-vjeçare flija me nënën time

Mbrojtësi i njohur portugez, Pepe ka rrëfyer disa gjëra interesante nga jeta e tij në fëmijëri, përcjell “Zeri.info”.

Ish-mbrojtësi i Real Madridit tregoi në një intervistë për “Tribuna Expresso” se ai deri në moshën 18-vjeçare flinte me nënën e tij.

“Derisa erdha në Portugali, në moshën 18-vjeçare, fjeta me nënën time, kështu që imagjinoni se si isha”, deklaroi Pepe.

Gazetari e pyeti portugezin se si mendonte babai i tij për këtë, Pepe tha: “Unë isha tashmë i madh dhe fjeta me prindërit e mi, kështu që imagjinoj babai im nuk do të donte të më kishte atje dhe nuk i pëlqente”, shtoi ai.

Pepe aktualisht është lojtar i Portos, teksa kulmin e karrierës e kishte sa mbronte ngjyrat e Real Madridit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *