Pep Guardiola e shikoi Manchester Cityn të pësonte një humbje dramatike në derbin e Manchesterit në Etihad Stadium dhe pranoi se nuk është mjaftueshëm i mirë.
Manchester United ka humbur 2-1 mbrëmë, teksa kjo është humbja e tyre e tetë në 11 ndeshjet e fundit në të gjitha garat.
“Unë jam shefi, unë jam trajneri, duhet të gjej një zgjidhje dhe nuk po gjej një zgjidhje”, tha Guardiola.
“Ky është një klub i madh dhe kur humbet tetë ndeshje, diçka ka shkuar keq. Kështu që mund të them se orari është i vështirë, po, lojtarët e lënduar (janë një problem), po. Por jo, ky nuk është një justifikim i vlefshëm”, ai vazhdoi.
“Çfarë duhet të bëjmë? Të vazhdojmë të punojmë, por unë nuk jam mjaftueshëm i mirë. Është kaq e thjeshtë. Unë duhet të gjej një mënyrë për të folur me ta, për t’i stërvitur ata, mënyrën se si ata duhet të luajnë, si duhet të bëjnë presion, dhe unë nuk jam mjaftueshëm i mirë, kjo është e vërteta”, përfundoi ai.