Penalltia më e gjatë në histori, portieri hutohet dhe nuk di çfarë të bëjë

Turneu vjetor i shkollave të mesme në Japoni po rezulton një surprizë e vërtetë.

Nëse disa ditë më parë na habiti skema e goditjeve të dënimit të gjimnazit Takagawa Gakuen, në orët e fundit na vjen edhe penalltia më e gjatë në historinë e futbollit.

Në ndeshjen midis Ryutsu Keizai Ogashi dhe Kindai Wakayama pati një episod që ishte parë tashmë në situata të tjera, por jo në këtë mënyrë.

Një lojtar vrapoi më shumë se 30 sekonda përpara se të godiste një penallti, që në fund ia doli të shënonte.

Sulmuesi i Dinamo së Zagrebit, Bruno Petkoviq, u përjashtua me karton të kuq pak ditë më parë për një goditje të tillë penalltie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *