Sulmuesi i njohur italian, Graziano Pelle, ia ka dhënë epërsinë Parmës në pjesën e parë ndaj Genoas (1-0).
Fillimi i ndeshjes ishte i çuditshëm me të dy skuadrat që nuk rrezikonin edhe aq shumë.
Goli i vetëm erdhi në minutën e 16-të. Sulmuesi mori një pasim me kokë nga Juraj Kuçka, ku e pranoi topin me gjoks dhe me një goditje me gërshërë shënoi.
Goli i parë i sulmuesit, i cili u kthye nga Kina në janar.
Genoa u përpoq të përgjigjej në gjysmën e dytë të pjesës së parë, por pa sukses.
Parma kishte mundësitë më të mëdha në pjesën e parë për gol, por edhe Genoa nuk qëndroi duarkryq.
Graziano Pellè jumped on his bike to give @ParmaCalcio_en an important lead against @GenoaCFC #ParmaGenoa pic.twitter.com/a6ABJxIq73
— Rete This Way: A Calcio Podcast ???? (@ReteThisWay) March 19, 2021