Sonte Peja dhe Trepça do të luajnë ndeshjet e fundit në grupet e FIBA Europe Cup.
Peja do të përballet me skuadrën polake, PGE Spojnia Stargard, që e kishte mundur si mysafir me rezultat 79:83.
Kampionët e Kosovës dhe skuadra polake kanë nga dy fitore e tri humbje dhe është dueli direkt për vendin e dytë.
FIBA Europe Cup ka njoftuar se nga dhjetë grupe, liderët dhe gjashtë më të mirat nga vendet e dyta do të kualifikohen tutje.
Niners është kualifikuar si lidere me pesë fitore në pesë ndeshje, kurse Peja mund të kualifikohet me fitore si e dyta, por varet edhe nga skuadrat tjera të dyta në grupet tjera. Rezultatet me vendet e fundit në grup nuk merren parasysh për kualifikim tutje.
Ndërkohë, mitrovicasit do të përballen me BCM Gravelines Dunkerque. ‘Xehetarët’ nuk kanë gjasa për kualifikim, pasi kanë tri humbje në tri ndeshje, ndërsa francezët kanë dy fitore e një humbje. Lidere është ZZ Leiden me tri fitore e një humbje.
Sonte takohen:
19:00 Trepça- BCM Gravelines Dunkerque
19:00 Peja- PGE Spojnia Stargard