Mërgim Pefqeli ka konfirmuar se do të largohet nga skuadra e KF Llapit.
Ish-mesfushori i Prishtinës, që kaloi një sezon te Llapi, në korrik të vitit të kaluar i ishte bashkuar ekipit nga Podujeva.
Pefqeli në një intervistë për “Insportin” konfirmoi se më nuk do të vazhdojë me skuadrën e udhëhequr nga Tahir Batatina.
“Nuk kam më kontratë me Llapin dhe nuk do të vazhdoj me këtë klub”, tha Pefqeli.
“Ka qenë një sezon me rënie ngritje për skuadrën, po në nivelin personal besoj që kam treguar mjaftueshëm”, ka deklaruar.
“Ka pas interesim nga dy klube, por jam në pritje të ofertave më serioze. Në javët në vijim do të vendosim për të ardhmen”, ka thënë Mergim Pefqeli.
KF Llapi, edicionin 2019/20 të Superligës e përfundoi në pozitën e 6-të në tabelë.Pefqeli tri vite kishte qenë pjesë e Prishtinës, ndërsa më herët kishte qenë pjesë e KF Hajvalisë.
Te Llapi këtë edicion e përfundoi me 5 gola dhe 6 asistime, në gjithsej 29 paraqitje.