Pedri pas ndeshjes: Jemi skuadër favorite për ta fituar Europa League, nuk kam luajtur kurrë në një atmosferë si kjo sonte

Kanë përfunduar ndeshjet e para të mbrëmjes në Europa League.

Galatasaray dhe Barcelona kanë dhuruar emocione të veçanta në Turqi.

Skuadra e Xavit ka triumfuar me rezultat 1 me 2, rezultat ky që e dërgon tutje në Europa League.

Marcao shënoi për epërsinë e skuadrës turke, por një gol i Pedrit barazoi shifrat në 1 me 1. Me të filluar pjesa e dytë, Aubameyang shënoi golin e fitores dhe kualifikimit për klubin spanjoll.

Golashënuesi i mbrëmjes së sotme, Pedri tha pas ndeshjes së nuk ka luajtur kurrë në një atmosferë si kjo sonte.

“Jemi favoritë për ta fituar Ligën e Evropës, ne do t’i marrim ndeshjet një nga një. Nuk kam luajtur kurrë në një atmosferë si kjo sonte”, tha Pedri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *