Pasojat e COVID-19, Barcelona humb një shifër të majme parash!

Futbolli është prekur nga COVID-19 dhe të gjitha klubet kanë përjetuar humbje të mëdha.

Nuk mund të mungonte impakti negativ dhe te klubet elitare të botës.

Barcelona ka përjetuar një goditje të madhe ekonomike dhe kjo pranohet dhe nga vetë zyrtarët e klubit katalanas.

Zëvendëspresidenti Jordi Cardoner ka konfirmuar për ESPN se humbjet e tyre kanë qenë të mëdha. “Të ardhurat tona u reduktuan shumë. Kjo është e sigurt për atë çfarë dimë sot. Milionat që kemi humbur do të na rëndojnë në fund të vitit kur të bëjmë bilancin”, – tha ai. Humbjet që pritet të ketë Barcelona janë rreth 125 milionë euro.

Barcelona ka vendosur të shesë emrin e stadiumit për sezonin e ardhshëm dhe të ardhurat do të shkojnë për COVID-19. Drejtuesit në fakt po mendojnë që ta shesin emrin për 25 vitet e ardhshme që të kenë një tjetër burim të ardhurash. “Vitin e ardhshëm e shitëm për të ndihmuar në luftën kundër COVID-19, ndërsa në 25 vitet e ardhshme për marketing. Pse jo”, – thotë drejtuesi i Barçës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *