Pasimi që po lë gojëhapur dhe po merr jehonën

Italia ka bindur opinionin sportiv në ndeshjen e parë që zhvilloi kundër Turqisë. Djemtë e drejtuar nga Mancini fituan në shifrat 0-3 ndaj Turqisë duke mos i dhënë asnjë mundësi të vetme kundërshtarit për të rrezikuar dhe vënë në dyshim fatin e ndeshjes.

Kjo ishte përballja hapëse e këtij Europiani që përmbushi emocionet e pritura.

Ndërkohë pasimi që ka marrë më shumë vëmendje dhe shpërndarje të gjërë në rrjetet sociale i përket Nicolo Barella.

Lojtari i Interit ka gjetur zgjidhjen më të papritur mes presionit të lojtarëve turq duke koordinuar me saktësi mbreslënëse topin te shoku i skuadrës, në një kënd që ishte thuajse i pamundur për t’u arritur. E këtë gjë Nicolo Barella e arriti me thjeshtëinë më të madhe…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *