Pasi kompletoi plot tetë transfere, Llapi ‘blindon’ edhe shtatë futbollistët kyç të skuadrës

Llapi vazhdon të jetë një nga skuadrat më aktive të Superligës pas përfundimit të sezonit.

Pasi kompletuan transferimet e tetë lojtarëve, llapjanët sot kanë vazhduar bashkëpunimin edhe me shtatë futbollistët kyç të ekipit.

Bujar Idrizi, Benjamin Emini, Arbnor Ramadani, Elvis Prençi, Ardit Peposhi, Kushtrim Shabani dhe Edon Zeqiri janë futbollistët që nënshkruajnë kontratë të re me klubin edhe për një vit.

Njoftimi i plotë nga Llapi:

Kapiteni Idrizi me shokë zgjasin bashkëpunimin me Llapin edhe për një vit

Bujar Idrizi, Benjamin Emini, Arbnor Ramadani, Elvis Prençi, Ardit Peposhi, Kushtrim Shabani dhe Edon Zeqiri nënshkruajnë kontratë të re me klubin edhe për një vit

Podujevë, 15 qershor 2021 – Sot kemi arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratave me shtatë futbollistët kyç të skuadrës në vitet e fundit, sidomos në edicionin që lamë pas, të cilët kontribuan në suksesin e skuadrës me rastin e fitimit të Kupës së Kosovës.

Grupi prej shtatë futbollistëve të prirë nga kapiteni i skuadrës, Bujar Idrizi dhe zv. kapiteni Benjamin Emini, mbrojtësit Elvis Prençi dhe Ardit Peposhi, mesfushorët Arbnor Ramadani, Kushtrim Shabani e Edon Zeqiri, ndonëse kishin kontratë valide deri pas ndeshjeve të Evropës, u dakorduan me vazhdimin e kontratës edhe për edicionin e ardhshëm 2021/22.

Kontratë me skuadrën deri më 2022 vit kanë portieri: Marijan Coric, mesfushorët: Edon Sadriu e Kastriot Selmani, sulmuesit Valmir Veliu dhe Adonis Aliu kanë kontratë deri në vitin 2023, kurse mesfushori defanziv, Ilir Krasniqi deri në vitin 2025.

Vazhdojmë të bashkuar drejt suksesit në ndeshjet ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *