Pasi humbi penalltinë vendimtare, Yilmaz pensionohet nga kombëtarja e Turqisë

Kapiteni i Turqisë, Burak Yilmaz, ka njoftuar pensionimin e tij nga futbolli ndërkombëtar menjëherë pas humbjes 3-1 të vendit të tij ndaj Portugalisë.

Turqia u mposht nga Portugalia me rezultat 3-1 në kuadër të play-offit në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Gjersa Turqia ishte duke humbur 2-0, Yilmaz, u bë heroi i kombit të tij duke i kthyer në lojë bashkëlojtarët e tij pasi realizoi gol për 2-1.

Yilmazi, pasi që shënoi për të ngushtuar epërsinë e portugezëve ai më pas pati mundësinë të barazonte ndeshjen me një penallti në minutën e 83-të të ndeshjes.

Por, ai nuk mundi ta konkretizoi penaltinë me gol pasi e goditi topin lart në portë.

Pas ndeshjes, futbollisti i Lille deklaroi se është ende në shok pasi nuk mundi të shënojë gol.

“Nuk e di se si nuk shënova, jam ende në shok. Ne e mërzitëm vendin tonë. Më vjen keq. Me vjen shume keq. Ky ishte shansi im i fundit në Kupën e Botës. Që sot, kjo ka mbaruar.

“Thashë me vete se ishte një gol i sigurt kur fituam penalltinë. Fillova të mendoj për të ardhmen. Jam i zhgënjyer sepse nuk kam menduar kurrë ta humbas. Më vjen keq. Do ta kujtoj këtë penallti çdo natë të jetës sime, ndoshta pa gjumë, në ëndrrat e mia. Nuk do të doja të largohesha pas një ndeshje si kjo, por nuk mendoj se është e drejtë të vazhdoj. Faleminderit trajnerëve të mi. Vendimi im për të lënë nuk është emocional. Unë e marr këtë vendim logjikisht. Nëse ndodhin situata ekstreme, të pabesueshme, atëherë unë do të ndihmoj. Vendi ynë duhet t’ua kalojë flamurin miqve tanë të rinj. Brezi i ri, struktura e re. Kjo është gjëja e duhur. Vendimi im nuk është rezultat i zhgënjimit dhe as për penallti. Unë mendoj se vëllezërit tanë do të bëjnë atë që është e nevojshme që tani e tutje”, tha Yilmaz.

Yilmaz ka luajtur për Turqinë për 16 vjet, duke bërë debutimin e tij në prill të vitit 2006.

Ai ka 77 paraqitje gjithsej me 31 gola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *