Pas triumfit kundër Tottenhamit, Chelsea kërkon fitoren edhe ndaj Cityt

Vëmendja kryesore në futbollin anglez këtë fundjavë do të jetë në “Stamford Bridge”.

Një Chelsea e “ringjallur” sidomos pas fitores kundër Tottenhami do të kërkojnë ta rrëzojnë një tjetër skuadër nga vendi i parë në Premier League.

Kundërshtari i radhës do të jetë Manchester City.

Sulmuesi i Chelseat, Armando Broja, është sërish në dispozicion pas një muaji jashtë loje me një problem në gju.

Trevoh Chalobah, Carney Chukwuemeka, Ben Chilwell dhe Wesley Fofana mbeten jashtë.

Manchester City është pa John Stones për shkak të lëndimit që e detyroi atë të largohej kundër Young Boys të martën.

Kevin De Bruyne dhe Sergio Gomez po ashtu mbeten jashtë fushës.

Manchester City ka fituar 1-0 në secilën nga katër ndeshjet e fundit në Premier League mes dy skuadrave.

Ndeshja do të zhvillohet në ora 17:30.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *