Pas tetë sezonesh, ylli i Bayernit drejt largimit

Kingsley Coman pritet të largohet nga skuadra e Bayern Munich, pas tetë sezonesh në Gjermani.

Ekipi i Bayernit po kërkon 60 milionë euro për të, por janë të gatshëm edhe për një huazim, me një klauzolë opsioni blerjeje në fund të sezonit.

Nisur nga ky skenar, PSG ka nisur tashmë kontaktet me synimin për të zbuluar se si mund të realizohet transferimi i ish-futbollist të vet.

Sipas “Sky”, pas investimit të madh në lojtarë si João Palhinha, Olise dhe Hiroki Ito, skuadra bavareze po kërkon të balancojë financat dhe francezi mund të jetë një nga ata që do të sakrifikohen nga trajneri Vincent Kompany.

Coman me Bayernin fitoi tetë Bundesliga, një Champions, një Botëror Klubesh, tri Kupa të Gjermanisë dhe gjashtë Superkupa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *