E ardhmja e yllit të Borussia Dortmundit, Erling Haaland mbetet në dyshime.
Agjenti Mino Raiola dhe babai Haaland u takuan me presidentin e Barcelonës, i cili u tregoi projektin e ri.
Mirëpo, pasi përfundoi takimi, Raiola dhe babai i Haaland me aeroplan privat kanë udhëtuar në Madrid që të takohen me Real Madridin.
Këtë e ka konfirmuar edhe eksperti i merkatos, Fabrizio Romano.
Gara për Haaland vazhdon të jetë e ashpër, derisa Dortmund kërkon 150 milionë euro.