Pas shtatë vitesh, Atletico Madrid kampion i Spanjës

Atletico Madrid ka arritur që të fitoj ndeshjen e fundit vendimtare ndaj Real Valladolid me rezultat 1-2.

Me këtë rezultat Atletico Madrid, ka mposhtur rivalin lokal Real Madrid me të cilët ishin në luftë të hapur për titullin kampion.

Fillimisht shënoi Real Valladolid me anë të Planos në minutën e 18’të të takimit.

Kurse në pjesën e dytë skuadra mysafire shënoi dy gola për të rikthyer rezultatin në favor të tyre.

Correa shënoi një supergol në minutën e 57’të, ndërsa 10 minuta më vonë Luis Suarez pas një topi të vjedhur shënoi golin e avantazhit për ekipin e tij.

Kurse rivali i tyre kryesor për titull, Real Madrid, kreu punën në shtëpi ndaj Villarrealit.

Real Madrid fitoi në “Di Stefano” me rezultat 2-1.

Golin e parë në këtë takim e shënoi,Pino, në minutën e 20’të të takimit.

Golin e barazimit për “Los Blancos” e shënoi Benzema në minutën 87’të të takimit.

Kurse kroati, Luka Modric u përkujdes të shënoi golin e fitores për skuadrën mbretërore.

Atletico Madrid shpallet kampion i Spanjës për të rikthyer titullin pas 7 vitesh.

Hera e fundit kur skuadra e Simeones ishte kampione e Spanjës ishte edicioni 2013/14.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *