Pas shkarkimit nga Chelsea, Lampard mund ta drejtojë këtë skuadër

Frank Lampard mund të emërohet shumë shpejt në krye të një skuadre angleze.

Ish-trajneri i Chelseas përflitet si kandidati favorit për të marrë drejtimin e Bournemouthit, ekipi i divizionit të dytë të futbollit anglez.

42 vjeçari u shkarkua para një jave nga presidenti i Chelseas, Roman Ambramovic pas fitores ndaj Lutonit në FA Cup, por renditja në vendin e nëntë në kampionat bëri që ai të humbiste besimin e biznesmenit rus dhe të shkarkohej pas një viti e gjysmë.

Lampard në bankinën e londinezëve u pasua nga tekniku gjerman Thomas Tuchel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *