Gjatë ditës së djeshme përmes një postimi, Llapi njoftoi se ka shkëputur bashkëpunimin me sulmuesin Sava Gardaseviç.
Sot skuadra e Llapit njofton për një largim tjetër.
Bëhet fjalë për mesfushorin Alban Ramadani, i cili ka mbylur bashkëpunimin me klubin me marrëveshje të dy anshme.
Njoftimi i plotë nga KF Llapi:
Falenderojmë për kontributin e dhënë gjatë edicionit 2020/21 mesfushorin Alban Ramadani, i cili së bashku me shokët e skuadrës arriti të jetë pjesë e suksesit historik të Llapit Evropian.
Me marrëveshje kemi mbyllur bashkëpunimin, klubi i dëshiron shumë suksese në karrierë!
KF LLAPI