Pas Rashicës, edhe për Muriqin mbyllet viti 2020

Vedat Muriqi ka dy javë që nuk ka stërvitur me Lazion, pas lëndimit muskulor që pësoi në ndeshjen kundër Zenitit të Shën Petersburgut.

Trajneri Simone Inzaghi ka konfirmuar se sulmuesi kosovar nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e së martës ndaj Club Brugge në kuadër të Ligës së Kampionëve, transmeton Indeksonline.

Gazeta italiane ‘Cittaceleste’ shkruan se Muriqi do të rikthehet në stërvitje gjatë javës së fundit të këtij muaji, por nuk do të jetë në gjendje të luaj deri në fillim të vitit 2021.

Sulmuesi nga Prizreni nuk ka shënuar ende golin e parë me Lazion në 8 ndeshje të zhvilluara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *